Sport

VIDEO/ Asllani jep asist në fitoren e Interit, zikaltrit shkojnë vetëm 3 pikë larg Napolit –

Interi ka marrë fitoren e radhës në Serinë A. Zikaltrit kanë mposhtur Empolin me rezultatin 3-1. Protagonist në të takim ishte edhe Kristjan Asllani. Mefushori ka marrë minuta të plota në këtë sfidë, ku ka dhënë kontributin e tij në marrjen e tre pikëve.

Në minutën e 79, Asllani dha asistin nga goditja e këndit për Dumfrisin. Ky i fundit më pas e dërgoi topin me kokë në rrjetën e Empolit për të dytën herë gjatë takimit. Një fitore mjaft e vyer për Interin, që tashmë shkurton diferencën në vetëm 3 pikë me Napolin. Vlen të theksohet fakti se zikaltrit kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/

?

#VIDEO #Asllani #jep #asist #në #fitoren #Interit #zikaltrit #shkojnë #vetëm #pikë #larg #Napolit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button