Kë kërkonte ‘masakruesi me kosë’ i shfaqur në sfondin e kurorëzimit të Charles në katedrale? (Video)

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit të ri anglez Charles kaloi në një atmosferë festive apo solemne, edhe pse disa detaje të mistershme nuk e kanë bindur publikun botëror për kuptimin e tyre.
Një figurë e frikshme me pelerinë të zezë, e ngjashme me personazhin e frikshëm të vrasësit të njohur në kulturën anglofone si ‘the grim reaper’ vijon të çudisë publikun për arsyet e prezencës së saj në ceremoni.
Pas hyrjes së një skuadre ushtarakësh në katedrale, në sfondin e portës së ndriçuar shfaqet çuditërisht një person me pelerinë të zezë me një shkop të gjatë, të ngjashëm me kosën e personazhit gjakderdhës.
Teksa personi kalon vetëm një herë në harkun e praruar të katedrales gjatë ceremonisë, askush nuk dha një shpjegim për pyetjet e të interesuarve në rrjetet sociale.