Aktualitet

Aksidenti tragjik me “jet ski” në Velipojë, gjykata lë në burg italianin Di Tella

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor” ndaj shtetasit italian, Salvadore Di Tella, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Gjykata e përfaqësuar nga Arta Llazari ka kërkuar grumbullimin e të gjitha provat mjeko-ligjore dhe ekspertizën navale. I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qenë aksidentale.

Në seancën me dyer të mbyllura ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër.

/a.r

#Aksidenti #tragjik #jet #ski #në #Velipojë #gjykata #lë #në #burg #italianin #Tella
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button