Sport

Juventusi nuk njeh rezultat tjetër përveç barazimit, nuk ia del të fitojë dot në derbin e Torinos –

Juventusi vazhdon të mbetet i pamposhtur këtë sezon në Serinë A, por njëkohësisht nuk njeh rezultat tjetër veç barazimit. Bardhezinjtë nuk ia kanë dalë dot të marrin tre pikët edhe në derbin e Torinos. Përballja kundër rivalëve të qytetit ka përfunduar në baraspeshë 1-1.

Jëlldizi tundi rrjetën që në minutën e 8, por në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë Vlashiçi riktheu sërish baraspeshën. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, duke bërë që Juventusi të marrë barazimin e 12 në këtë sezon të Serisë A. “Zonja e vjetër” gjendet në vendin e 5 në renditje, me vetëm 3 pikë diferencë nga Lacio që gjendet sipër saj./Sport Ekspres/

#Juventusi #nuk #njeh #rezultat #tjetër #përveç #barazimit #nuk #del #të #fitojë #dot #në #derbin #Torinos
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button