Sport

2025 na gjen pranë mjekëve! Pas Armando Brojës, lënë fushë Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti –

Viti 2025 nisi mirë për lojtarët shqiptarë që filluan të tundin rrjetat në kampionatet ku luajnë në Europë. Megjithatë vazhdimësia, nuk duket edhe aq e bukur teksa tre lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares tani janë pranë mjekëve.

Dy herë është dëmtuar Armando Broja në vitin 2025 dhe jemi ende në 11 ditët e para. Nga ana tjetër, Berat Gjimshiti e nisi titullar në ndeshjen Udineze-Atalanta dhe u largua në minutën e 25 për shkak dëmtimi. Po e njëjta situatë edhe për Ardian Ismajlin, që doli nga fusha kundër Lecce në minutën e 21 pas dëmtimit të pësuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#gjen #pranë #mjekëve #Pas #Armando #Brojës #lënë #fushë #Ardian #Ismajli #dhe #Berat #Gjimshiti
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button