Shëtitorja e Gjirokastrës ndotet nga gazi i lëngshëm, zjarrfikësit e pastrojnë me autobot
Në orët e mbrëmjes shëtitorja kryesore në qytetin e Gjirokastrës është ndotur nga një rrjedhje e gazit të lëngshëm.
Prania e gazit në rrugën kryesore që përshkon lagjen “18 Shtatori” dhe ndotja e mjedisit fillimisht ka alarmuar banorët e zonës, duke shkaktuar panik për një zjarr të mundshëm.
Ndërkohë gazi i lëngshëm është konstatuar mbi sipërfaqen e asfaltit, në zonën e shëtitores përreth stadiumit të qytetit.
Për të evituar çdo problematikë si shkak i pranisë së gazit është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë pjesë të rrugës.
Zjarrfikësit me ujë me presion nga autobotët kanë pastruar mbetjet e gazit nga shëtitorja. Dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar nga motorrët e automjeteve që e përdorin si karburant.
#Shëtitorja #Gjirokastrës #ndotet #nga #gazi #lëngshëm #zjarrfikësit #pastrojnë #autobot
Java News