Life Style

Hera e parë që Cllevio, Noizy dhe Stresi mendojnë njësoj

Se Gjesti është kthyer në një sensacion të momentit tashmë nuk ka dyshim, të gjithë mbështesin Gjestin në rrugetimin e tij në BBVA4

Ai ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 4 dhe gjatë kësaj kohe ka marrë vëmendje të madhe.

I njëjti po mbështetet tejet shumë në rrjete sociale nga figura të profileve të ndryshme.

Për herë të parë Gjesti ka bër të mendojnë njësoj edhe rivalët e betuar të njëri tjetrit Cllevio, Noizy dhe Stresi. Të tre këto figura të muzikës Rap janë parë të mbështesin Gjestin.

Në përkrahje të Gjestit është edhe futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka.

Ai ka ndarë një postim në InstaStory, ku shkruan ‘ka puls’, ndërkohë që më pas u ripostua edhe në profil të këngëtarit.

Gjesti po pëlqehet mjaft shumë për lojën brenda këtij formati e për dinamikat që po krijon.

Artisti pejan ka thyer rekorde edhe në rrjete sociale, videot e të cilit po kapin miliona gjithandej.

#Hera #parë #që #Cllevio #Noizy #dhe #Stresi #mendojnë #njësoj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button