Çfarë po ndodh? SPAK reagon pas kontrolleve në vilat e Arben Ahmetajt: Prokurori Braho është larguar nga çështja me…

Një ditë pas kontrolleve nga BKH në vilën e ish partneres dhe banesën e ish-gruas së Arben Ahmetajt, SPAK reagon zyrtarisht në lidhje me hetimin ndaj ish-zv.kryeministrit.
Sakaq, të dhënat për Arben Ahmetajn po vlerësohen nga prokurorët, ndërsa thuhet se çështja penale ndaj tij është ndarë.Njoftimi i plotë:Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke pasur në konsideratë që në mënyrë të përsëritur prej një periudhë kohore disa mujore, në disa media dhe portale mediatike, janë ngritur pretendime në lidhje me veprimet proçedurale të kryera nga prokurorët Klodjan Braho dhe Ened Nakuçi në ushtrimin e ndjekjes penale lidhur me proçedimin penal nr.277 viti 2020 që bën fjalë për kontratën e koncensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, vlerëson të nevojshme që të informojë opinionin publik si më poshtë:
rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u rregjistruar proçedimi penal nr.277/1, datë 19.09.2022. Ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për proçedimin penal nr.277 viti 2020.
Aktualisht, proçedimi penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit.
Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Cilido që ka pretendime për veprimtarinë proçedurale të prokurorëve të posaçëm ka mundësinë që t’i referojë ato në organet kompetente, në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë apo edhe në organet e ndjekjes penale, autoritete të cilat ligji iu ka njohur kompetencën për të verifikuar dhe për të kontrolluar punën e prokurorëve të posaçëm.