Aktualitet
EMRAT/ Me 50 qese me ushqime në këmbim të votës, arrestohen 3 punonjës të bashkisë Shkodër, një tjetër në kërkim

Kape në flagrancë duke transportuar me furgon, 50 qese me ushqime, për t’i shpërndarë te qytetarët, për përfitime elektorale, vihen në pranga 3 shtetas, të tre punonjës të bashkisë Shkodër.
Konkretisht personat e arrestuar janë:
Ergys Ivziku, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;
Petrit Dyli, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;
Mhill Volaj, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.