“PD e Berishës është parti dhune”, Kokalari: Humbën se janë nivel i ulët! Të kërkohet falje për çdo akt

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka reaguar lidhur me tensionet dhe përplasjet që u krijuan mes disa eksponentëve të PD-së dhe mbështetësve të tyre me gazetarë, që ishin duke raportuar atë se çfarë po ndodhte në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë, në një kohë kur më pak se 1 km më tutje po zhvilloheshin punimet e Komunitetit Politik, ku merrnin pjesë liderët europianë.
Kokalari, nisur incidenteve që ndodhën në protest, shkruan në rrjetin social se përfundimisht PD-ja e Sali Berishës është parti dhune.
“Përfundimisht PD-ja e Berishës është parti dhune. Me morri shumë kohë ta kuptoja dhe besoja, por ishte e qartë pse Berisha nuk e kancelloi kurrë 8 Janarin. Të gjitha shancet ishin që aty do kishte dhunë, por Berisha atë donte. Naiviteti im që i shpjegoja që dyert e blinduara nuk hapen me ‘locksmith’ të zakonshem dhe shtyllat e çimentove që donin të përdornin për të hapur dyert.
Atë ditë, përveç demokratëve janë helmuar dhe gazetarët dhe kameramanët që ja kërkonte detyra të rrinin aty dhe të raportonin.
Sot e kësaj dite, se kam dëgjuar kurrë Berishen apo dhe të tjerë në atë parti ti kërkojnë falje demokratëve që ishin prezent dhe as gazetarëve që nuk i kishin asnjë borxh asnjërës palë.
Pastaj dhuna vazhdoi në Parlament. Tashti që humbën pikërisht se janë ky nivel i ulët, i kthehen gazetarëve, meshkuj dhe femra, duke i sulur dhe protestuesit që me të drejtë janë të mërzitur nga kjo humbje e thellë.
Jam pa fjalë, dhe uroj që demokratët e ndershëm të PD-së së rithemelimit të reagojnë dhe t’ju kërkojnë falje gazetareve për çfarë ndodhi sot.
Nuk e meritojnë”, shkruan Kokalari.
#Berishës #është #parti #dhune #Kokalari #Humbën #janë #nivel #ulët #Të #kërkohet #falje #për #çdo #akt
Java News