U tha nga produksioni se ishte i dashuri i Kiara Titos, reagon ashpër Ron Koka: Do vëmë pikat mbi I…

Në primen e kaluar të BB VIP, Kiara Tito si lidere e shtëpisë ka marrë një avantazh, ku ka parë disa prej titujve të portaleve.
Më shumë se avantazh publiku e mori si një tentativë të produksionit për të ndarë çiftin.
Mes tyre ishte edhe një artikull për punonjësin e administratës shtetërore Ron Koka, ku shkruhej se ai kishte vendosur pikat mbi I dhe aludohej për një lidhje me Kiara Tito.
Pasi rikujtojmë se Kiara është përfolur për një lidhje me Ron Kokën, gjë të cilën vetë ai e ka mohuar pak kohë më parë për Kryefjala.com.
Por së fundmi, postimi i Ronit na ka konfuzuar, ai ka bërë një status ku shkruan; “Plaka ishalla vini butë se me ardh me fortunal, ja hoqët pikat i”.
Plakat janë një javë gjatë muajit prill që pas ardhjes së pranverës, paralajmërojnë shira e kohë të zymtë.
Zakonisht plakat përdoren edhe si shprehje per te paralajmeruar dicka te forte dhe tronditese qe do te vije si e papritur.
Por çfarë ka dashur të thotë Roni me këtë mos ndoshta po paralajmëron furtunë në marrëdhënien Kiara Luiz, aq sa ti heq pikën i-së? Tani më jemi gjithë sy e veshë tek ai!
Te presim dhe te shofim prime e ardhshem ne qofte se Ron Koka do te beje ndonje levizje apo ne qofte se produksioni do e ftoje per ndonje sqarim me Kiaren? Gjithcka mbetet e hapur per ditet ne vijim.