Aktualitet

Prokuroria shpall pretencën, tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave Dan Hutra

Prokuroria e Tiranës shpalli pretencën për Dan Hutrën.

Enklid Gjini kërkoi tre dënime të përjetshme për Hutrën për akuzën e vrasjes së tre grave, raporton gazetarja Anila Hoxha, konkretisht dënim i përjetshëm u kërkua për vrasjen e Mevlute Sadike, një tjetër për vrasjen e Hasime Datkut dhe po ashtu për vrasjen e Etleva Kurtit.

Për tre plagosjet, për të cilat prokuroria tha se jemi në vrasje të ngelur në tentativë, prokuroria kërkoi 35 vite burgim për vrasjes e ngelur në tentativë të Elena Hysës, 35 vite të thera për vrasjen e Kujtime Hysës dhe 30 vite burgim për vrasjen e ngel të Marjona Gurakuqit.


Prokurori i kërkoi gjykatës që Dan Hutra të dënohet edhe me pesë vite burgim për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen, 7 vite burgim për mbajtjen e armëve pa leje dhe 3 vite burgim për prodhim të armëve të ftohtë.

Pretenca u shpall dje, raporton Anila Hoxha, ku në seancë i akuzuari përfaqësohej nga një avokat i cak nga shteti. Gjykata i ka lënë kohë të përgatisë mbrojtjen dhe caktoi seancën e radhës në14 maj, ora 09:30.

 

Stylish GIF

#Prokuroria #shpall #pretencën #tre #burgime #të #përjetshme #për #vrasësin #grave #Dan #Hutra
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button