AktualitetDurresi Sot

Punonjësit e sigurisë pajisen me certifikatë ndërkombëtare nga Federata Europiane e Shpëtimit në Ujë (ILSE), mbi kërkim-shpëtimin në ujë/ 13 mars 2023

Në vijim të programeve të kualifikimit dhe trajnimeve të njëpasnjëshme të kryera në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së efektivit të FSPD, këtë herë në fokus ka qenë kërkim shpëtimi në ujë dhe ndihma e shpejtë.

Në përmbyllje të programeve të trajnimit të kryera në funksion të reagimit gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit në ujë dhe ndihmës së shpejtë, është kryer ceremonia e certifikimit të efektivit të Forcës së Sigurisë Portuale nga Federata Europiane e Shpëtimit në Ujë (ILSE).

20 punonjësit e sigurisë së portit më të madh në vend u pajisën me certifikimin e njohur ndërkombëtarisht në konkludim të kualifikimit profesional të kryer nën drejtimin e Federatës Shqiptare së Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë gjatë Konferencës Europiane të Shpëtimit në Ujë, të organizuar gjatë datave 10 dhe 11 mars, pjesë e së cilës ishin edhe 25 federata sportive të vendit tonë.

Ndërhyrja dhe reagimi në situatat e incidenteve dhe fatkeqësive në det, të cilat kërkojnë aktivizimin e punonjësve të sigurisë portuale siç janë: operacionet e kërkim shpëtimit në ujë apo dhënia e ndihmës së parë, janë temat mbi të cilat është mbështetur ky kualifikim profesional si një rekuizitë e përmbushjes dhe garantimit të standardeve të sigurisë në infrastrukturën portuale.

Forca e Sigurisë Portuale si një ndër faktorët më të rëndësishëm operacionalë në performancën e vetë Autoritetit Portual, do të vijojë të mbetet prioritet i institucionit si dhe Qendrës së Ekselencës për Çështje Detare (CEMA) sa i përket rritjes profesionale dhe ekspertizës duke u trajnuar në vazhdimësi në fushën e sigurisë detare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button