Interi do të jetë shumë ndryshe këtë herë, do ta shikoni

Pas asaj ndeshje të djeshme, Champions League rikthehet me një tjetër finale, këtë herë edhe më shumë emocionuese. Barcelona do të përballet me Interin, me dy skuadrat që kanë diferenca në cilësi dhe vecanërisht pas formës që po kalojnë, të gjithë mendojnë se katalanasit do t’i kalojnë zikaltërit pa probleme.
Megjithatë specialistët e futbollit nuk janë kaq të sigurt, madje ata parashikojnë një surprizë të madhe në Spanjë. Këtë herë ishte Seedorf i cili u shpreh se Interi do të reagojë pas tre humbjeve radhazi dhe sipas tij, do të befasojë tërësisht Barcelonën.
“Interi duhet të fokusohet te pjekuria dhe te mposhta e ekipeve më të mira në Europë. Tre humbje radhazi do t’i japin shumë motivim. Do të nxjerrin dicka më shumë në aspektin psikologjik. Ndërgjegjësim, elasticitet dhe instik vrasës. Nëse do të kenë këtë qasje, do të jetë shumë e vështirë për Barcelonën. Rafinha po kalon një super sezon, por është kolektivi që bën diferencën dhe Interi do të ketë një skuadër shumë konkurruese”, tha Seedorf. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Interi #të #jetë #shumë #ndryshe #këtë #herë #shikoni
SportExpress