Kandidatët e PD “mësyjnë” në qendrat e votimit në Fier, Gjikondi: Aty ku është Gaz Bardhi ka kështu skenaresh

Këtë të dielë në procesin e zgjedhjeve parlamentare, në qarkun e Fieri janë regjistruar një sërë problematikash gjatë procesit të votimit. Disa kandidatë të Partisë Demokratike janë futur në qendrat e votimit, në shkelje të Kodit Zgjedhor.
Për avokaten Brizida Gjikondi, kjo ka një shpjegim dhe për këtë fajtor sipas saj është drejtuesi i këtij qarku për Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi.
“Aty ku është Gaz Bardhi ka kështu skenarësh, është tipike e tij. Harrojnë që çdo gjë u kthehet vetes së tyre. Patjetër për KQZ-në është ofenduese, që ne i kemi varur këmborë për të menaxhuar situatën është tolerueshme. Po shikojmë që SPAK po bën më së miri punën e vet. Anëtarët e asaj qendër votimi, komisionarët e PS, por dhe të tjerë duhet të reagojnë”, tha Gjiokondi.
#Kandidatët #mësyjnë #në #qendrat #votimit #në #Fier #Gjikondi #Aty #është #Gaz #Bardhi #kështu #skenaresh
Java News