Fondi i Kosovës për Luginën e Preshevës, Kamberi: Këto mjete do të shkojnë aty ku preken përditë zemrat e njerëzve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka komentuar miratimin e një fondi prej 4 milionë eurosh për Luginën e Preshevës nga Parlamenti i Kosovës.
Kamberi përmes një porstimi thekson se ky vendim nuk është vetëm një shifër simbolike, por një mbështetje konkrete.
“Parlamenti i Republikës së Kosovës ka marrë një vendim me peshë jetike për Luginën e Preshevës, një fond prej 4 milionë euro për vitin 2025, që përkthehet në mbështetje konkrete dhe të prekshme për shqiptarët e Luginës.
Pas aprovimit në Qeveri e tashmë miratimi në lexim të dytë të Parlamentit për këtë fond nuk është thjesht një numër në letër. Është një mesazh i qartë dhe i fortë nga Kosova se shqiptarët e Luginës nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm!”, shkroi ai, raporton .
Ai shtoi se këto mjete do të investohen në fushat kyçe si arsimi, kultura, sporti dhe sektorë të tjerë që përmirësojnë jetesën e përditshme.
Ndryshe, ai tha se ky fond tregon solidaritetin e Kosovës me shqiptarët e Luginës, që janë të përballur me diskriminimin shtetëror.
“Lugina është krenaria jonë e përbashkët, edhe më fuqishëm me Kosovën që po qëndron pranë nesh në këtë situatë të rëndë që po na imponohet nga diskriminimi shtetërorë.”, tha ndër të tjera Kamberi.
#Fondi #Kosovës #për #Luginën #Preshevës #Kamberi #Këto #mjete #të #shkojnë #aty #preken #përditë #zemrat #njerëzve
gazetablic.com