Rama takim me qytetarë në Patos: Në 11 maj Shqipëria do të zgjedh mes nesh dhe një 80 e kusar vjeçari që nuk di ç’thotë

Kryesocialisti Edi Rama është duke zhvilluar një takim me qytetarët në Patos në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Rama tha se në 11 maj, shqiptarët do të zgjedhin mes PS dhe Partisë Demokratike, dhe Sali Berishës, i cili duke referuar gafave në takimet e tij tha se nuk di se çfarë thotë.
‘Mjaft më si qytetarë të dorës 2, është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të hyjnë në familjen europiane njëherë e mirë. Nuk jemi vetëm ne që duam të hyjnë në BE, por edhe BE do që ne të hyjë në shtëpinë e saj. Në 11 maj Shqipëria nuk do të zgjedh vetëm mes forcash politike, por do të zgjedh mes nesh dhe një 80 e kusar vjeçari që nuk di ca thotë’, tha ai.
#Rama #takim #qytetarë #në #Patos #Në #maj #Shqipëria #të #zgjedh #mes #nesh #dhe #një #kusar #vjeçari #që #nuk #çthotë
Java News