Nga Tirana, në Korçë, Elbasan dhe Pogradec, ja si u prit Viti i Ri në qytete të ndryshme të Shqipërisë

Fishekzjarret, dritat, urimet dhe trokitjet e gotave shenjuan mesnatën e ndërrimit të viteve në Shqipëri. Kryeqyteti, Tirana e priti Vitin e Ri me një koncert madhështor e spektakël fishekzjarresh, por atmosfera festive u ndje në çdo qytet të vendit.
Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të festuar së bashku ndërrimin e viteve, duke ndjekur edhe koncertin madhështor me perfomanca nga një sërë artistësh të njohur, të cilët i dhuruan publikut një mbrëmje të paharrueshme mes muzikës, dritave dhe fishekzjarrëve.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijoi traditën e përvitshme për të pritur në shesh me artistë dhe qytetarë Vitin e Ri duke uruar më shumë gëzim, shëndet, mbarësi, më shumë punë dhe “më pak stërkëmbësha dhe xhelozi“.
Ky vit e gjen Tiranën si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut.
“Nga nesër Tirana do të jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut dhe kur më pyesin shumë njerëz ku do të isha sot në darkë, thashë: Nuk ka një vend më të mirë, më të bukur dhe më të dashur se Tirona jonë e madhe”, theksoi Veliaj.
Por, atmosfera festive u ndje edhe në sheshet kryesore të qyeteve të tjera të vendit. Në Shkodër, Elbasan, Korçë, Pogradec, Lushnje, Gjirokastër dhe shumë qytetete të tjera, qielli u ndriçua nga fishekzjarret, ndërsa banorët u mblodhën në sheshet e qyteteve për të pritur së bashku ndërrimin e viteve.
#Nga #Tirana #në #Korçë #Elbasan #dhe #Pogradec #prit #Viti #në #qytete #të #ndryshme #të #Shqipërisë
Java News