Durrës – Arrestohen 2 shtetas

Shijak, DurrësAutorë të dyshuar të disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera, si dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. B., 23 vjeç dhe I. Sh., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës, më 12.04.2023, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.