AktualitetDurresi Sot

Ja televizioni ku do shfaqet emisioni “Koha për tu Zgjuar” I gazetarit Bashkim Hoxha!

Pas afro 20 vitesh në neës 24, Bashkim Hoxha ka firmosur një kontratë me televizionin “ABC”. Shkak për këtë transferim të emisionit nga Neës 24 në ABC është bërë mosrespektimi I kontratës nga ana e televizionit informativ Neës 24. Këtë e konfirmon vetë gazetari dhe autori I emisionit “Koha për tu Zgjuar”, Bashkim Hoxha për “DurrësiSot”. Emisioni “Koha për tu Zgjuar” është një nga emisionet më të ndjekura në vend gjatë orëve të para të mëngjesit. Mësohet se ABC I ka ofruar një pagë mujore shumë herë më të lartë gazetarit Hoxha dhe stafit të tij, cka ka bërë që autori dhe njëkohesisht prezantuesi I programit “Koha për tu Zgjuar” të mos mendohej dy herë për të kaluar në një tjetër ekran të madh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button