Aktualitet

“Nuk bëjmë koalicion me të mëdhenjtë”/ Shabani: Më 11 maj, asnjë parti nuk merr mbi 70 mandate

Bashkëthemeluesi i partisë “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, asnjë parti politike nuk do të marrë më shumë se 70 mandate.

Në emisionin “Real Story”, Shabani u shpreh se nuk do të bëjë koalicion me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Nuk është e vërtetë. Çdo parti ka mbetje votash që i shkopjnë partisë tjetër. Mund të qëlloj që edhe votat e fundit të PS dhe PD t’i shkojnë Nismës Thurrje. Forlmuna funksionon kështu, pjesëtohet me radhë, në fillim, me 1, shikohet kush ka më shumë vota. Vazhdon me radhë. Një parti që ka 7 mandate, është pjesëtuar shtatë herë. Unë pashë, ju kishin pyetur njerëzit, kush po bën fushatë më të mirë. Megjithëse ne nuk dalim parti e dytë, do të thotë që edhe ata që votojnë për PD e PS, mendojnë se po bëjmë fushatë të mirë. Të dyja partitë kanë persona që janë nën hetim nga SPAK. Unë jam përditë duke shpërndarë ftesa në terren. Kanë zhgëjnyer kanë shumë njerëzit, nuk i dalin në rrugë. Sondazhi më i mirë, është 11 maji. Asnjë parti nuk merr më shumë se 70 mandate. Ka një dobësi PS dhe PD. PS mund të ketë 70 mandate, por nuk i hyn në unë, nuk qeveris dot. Me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk bëjmë koalicion”, theksoi ai.


Stylish GIF

#Nuk #bëjmë #koalicion #të #mëdhenjtë #Shabani #Më #maj #asnjë #parti #nuk #merr #mbi #mandate
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button