AktualitetDurresi Sot

Durrës: Arrestohet Sekseri Kadastrës

Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Durrës arrestuan shtetasin L. Ç., 53 vjeç, banues në Durrës.Mbrëmjen e së enjtes, ky shtetas është shfaqur në një video të transmetuar gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke folur në emër të drejtuesve të Kadastrës së Durrësit, në rolin e sekserit, për të legalizuar banesat, kundrejt shumës 4000 deri në 6000 euro. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Policia e Durrësit falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button