AktualitetDurresi Sot
E shpallur në kërkim për shitje droge dhe si pjesëtare grupi kriminal, arrestohet 30-vjeçarja

Njoftimi i policisë:
Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë kapjen e shtetases në kërkim D. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.