Konjak 5 mijë euro dhe verëra të shtrenja, ja çfarë gjeti BKH-ja në vilën e Arben Ahmetaj që i dha Klod Zoto

Përfaqësuesit e SPAK dhe BKH-së zbarkuan dje për kontroll në tre nga vilat e Arben Ahmetajt në komplekset Rolling Hills në Tiranë, Valamar në Gjirin e Lalzit dhe Green Coast në Palasë.
Ahmetaj i ka fshehur vilat në emrin e bashkëshortes Albina Mançka dhe bashkëjetueses Arjola Hoxha, duke mos i deklaruar në ILDKPKI
Përpos vibratorëve dhe 30 mijë eurove, hetuesit kanë gjetur në vilën e Arben Ahmetajt edhe sende me vlerë, si dhe disa shishe të veçanta me konjak, një nga të cilat kushton deri në 5 mijë euro.
Hetuesit kanë gjetur edhe verëra të shtrenja, tregues i pasionit të Tigrit për verën.
Pikërisht në vilën që Ahmetajt i ka dhënë Klodian Zoto, hetuesit kanë gjetur edhe 30 mijë euro.
Ligji nuk e lejon zyrtarin dhe njerëzit e lidhur me të, që të mbajnë më shumë se 1.5 milionë lekë cash.
Por, për Tigrin kjo shkelje është e papërfillshme në kushtet kur ka fshehur 3 vila me vlerë rreth 3 milionë euro.
Prapaskena mëson se Arben Ahmetaj posedon pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro në Zvicër dhe Angli.