Masakër mjedisore, liqeni i Butrintit mbulohet nga shishet e pesticideve të ndaluara

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet përballë Parkut Kombëtar, liqenit të Butrinit dhe atij të Bufit që përbën një monument natyre, ku ndeshet me një masakër mjedisore. Me dhjetëra produkte plastike, të ngecura në kallamishte dhe shumë të tjera që kanë përfunduar në liqene. Kjo pasuri kombëtare prej 10 mijë hektarësh është shpallur trashëgimi e UNESCO-s, por pamja që ajo ofron është dëshpëruese.
Mes bidonave plastikë kishte edhe një produkt, i prodhuar në vitin 2023, me afat skadence vitin 2026 i përdorur nga fermerët për luftimin e insekteve në agrume dhe që BE e ka ndaluar përdorimin që në vitin 2019. Fermerët tregojnë se këtu pinë ujë delet dhe lopët e tyre, duke shkaktuar ndotjen e prodhimeve.
#Masakër #mjedisore #liqeni #Butrintit #mbulohet #nga #shishet #pesticideve #të #ndaluara
Java News