AktualitetDurresi Sot

Reagon Ish Drejtoresha Kadastrës Durrës RISENA XHAJA

Në vijim të kronikës së trasmetuar mbrëmë në date 09.03.2023 nga emsioni investigativ Fiks Fare në T.Ch., duke vlerësuar punën e formateve të tilla si dhe profesionalizmin e gazetarëve në trajtimin korrekt dhe me etik të tyre në identifikimin e rasteve abuzive, më lejoni të shpreh qëndrimin tim sa më poshtë:
Për afro një viti kam qenë e komanduar në drejtimin e Drejtorisë Vendore të ASHK-së Durrës, ku bashkë me ekipin korrekt dhe dinjitoz të drejtorisë, drejtuar nga unë si drejtuese e komanduar, kemi gjetur zgjidhje problematikave të shumta të hasura si në sektorin e legalizimeve, po ashtu dhe në atë të kadastrës, konkretisht, procesi i Legalizimit ishte një nga këto problematika. Në vazhdimesi, kjo procedurë e cila është ndjekur duke fokusuar sektorin tek legalizimi i objekteve në blloqe kadastrale, sikurse është njoftuar disa herë në media dhe rrjetet zyrtare sociale. Një nga arsyet e kësaj politike të ndjekur (punimi me blloqe) ishte :
✔️Trajtimi në kohë dhe i përqëndruar i të gjitha objekteve informale në blloqe kadastrale;
✔️Trajtimi pa dallim apo privilegjim të subjekteve vetëdeklaruese, konform ligjit;
✔️Eleminimi i ❌️ndërhyrjeve nga jashtë institucionit të personave si në rastin konkret të cilët përfitojnë në mënyrë abusive dhe korruptive në kurriz të qytetareve apo stafeve të ASHK-së.
❗️Dënoj cdo akt të tillë, me përfshirje ose jo të stafeve që unë kam drejtuar dhe drejtoj❗️
Gjatë kësaj përiudhe që unë kam qënë në drejtim të këtij institucioni, për shkak të mënyrës së menaxhimit institucional, nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga personat jashtë institucionit.(sikurse evidentohet dhe nga trasmetimi).
📢I bëj thirrje të gjithë qytetarëve apo individëve të interesuar në procedura kadastrale, të mos bien pre e personave të cilët për interes të tyre, në mënyre abusive dhe përfitime personale marrin persiper kompetenca institucionale
❗️Në ditët në vijim do të paraqes kallzimin përkatës pranë organeve kompetente, për personat të cilët kanë abuzuar duke përdorur emrin tim si titullar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button