Aktualitet

Rëndohet bilanci i sulmit me armë në shkollën suedeze, konfirmohen 10 të vdekur

Policia suedeze ka konfirmuar se nga të shtënat në shkollën e Örebro janë vrarë dhjetë persona.

Policia është në procesin e identifikimit të të vdekurve dhe nuk po jep asnjë detaj për viktimat, thotë Roberto Eid Forest, shefi i qarkut të policisë në Örebro.

Autoritetet për momentin nuk mund të japin numrin e saktë të të lënduarve.

Sakaq, spitali në Örebro është në gjendje emergjence dhe të paktën katër persona i janë nënshtruar operacionit dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme.

 

#Rëndohet #bilanci #sulmit #armë #në #shkollën #suedeze #konfirmohen #të #vdekur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button