Aktualitet
Transferimet e bujshme, ky do të jetë formacioni i ri i Milanit

AC Milan ka bërë disa lëvizje në merkaton e janarit.
Afrimet e Santiago Gimenez, Joao Felix dhe Kyle Walker e kanë ndryshuar edhe formacionin bazë të Rossonerëve, shkruan Sport.
Sulmuesi i ardhur nga Feyenoord pritet të jetë titullar i padiskutueshëm në sulm, ashtu siç priten të jetë edhe Felix në rolin e trekuartistit pas tij. Kjo dyshe do të ndihmohet nga Leao dhe Pulisic.
Në mesfushë, i padiskutueshëm është Tijjani Reijnders, kurse bashkë me të do të jetë edhe Fofana. Nga krahët, kjo dyshe do të mbështetet nga Theo Hernandez dhe Kyle Walker.
Në qendër të mbrojtjes pritet të luajnë Thiaw dhe Gabbia, me njërin nga të dy që në raste mund të zëvendësohet nga Tomori.
/ Sport/
#Transferimet #bujshme #të #jetë #formacioni #Milanit
gazetablic.com