Aktualitet
Kaloi ilegalisht kufirin, kapet një serb në Leposaviq

Një shtetas serb është ndaluar nga Policia e Kosovës në Koshuticë të Leposaviqit, pasi kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, raporton .
“Koshuticë, Leposaviq / 22.01.2025 – 18:45. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa të Serbisë me drejtues m/k i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.
#Kaloi #ilegalisht #kufirin #kapet #një #serb #në #Leposaviq
gazetablic.com