AktualitetDurresi Sot

Durrës, aksident në rrugën e Universitetit.

Një aksident është rregjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Durrës. Ngjarja është shënuar në afërsi të Universitetit Aleksandër Moisiu në zonën e Porto Romanos. Mjeti tip Golf me ngjyre blu i drejtuar nga një vajzë ka tentuar të futet në kundravajtje duke shmangur rrethrotullimin me afersi të parkut, duke i prere rrugën mjetit tip golf me ngjyrë gri që drejtohej nga një djale rreth të 20-tave. Përplasja ka qënë shumë e fortë, duke shkaktuar deme të shumta materiale por fatmiresisht drejtuesit e mjeteve të perfshira në aksident nuk kanë pësuar lëndime. Policia është vonuar disa munuta për të ardhur në vendin e ngjarjes, në këtë kohë edhe automjetet levizën nga vendi duke shkelur kodin rrugor. 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button