Sport

Aksidenti i autobusit të skuadrës së Skënderbeut, Federata zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes

Ekipi i volejbollit të Skënderbeut për femra, u përfshi këtë të Shtunë në një aksident. Autobusi me të cilin vajzat e ekipit korçar po udhëtonin, u përplas me një automjet tjetër në Qafë Thanë.

Përplasja ka shkaktuar shok dhe trauma te vajzat e ekipit, ndërsa y prej tyre janë transportuar në spital.

Skënderbeu ishte nisur drejt kryeqytetit për ndeshjen me Tiranën, për ndeshjen e dytë finale. Për shkak të aksidentit, Federata Shqiptare e Volejbollit, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes për një datë të pacaktuar.


“Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd, automjeti që transportonte ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut të Korçës, i nisur drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të Superligës në Pallatin e Sportit në Farkë (ora 17:00), u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër.

Për pasojë, të gjithë të pranishmit në automjetin e ekipit të Skënderbeut kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa dy nga lojtaret janë dërguar në spitalin e qytetit të Përrenjasit për një ndihmë më të specializuar. Gjendja e tyre është e stabilizuar.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit, bazuar në Rregulloren e Brendshme,

Vendosi:

1. Ndeshja e dytë finale në Kampionatin e Superligës së Femrave midis Tiranës dhe Skënderbeut, e programuar të zhvillohej më 26.04.2025, ora 17:00, në Pallatin e Sportit Farkë, nuk do të zhvillohet.

2. Federata Shqiptare e Volejbollit do të njoftojë së shpejti për datën dhe orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes së dytë finale, sapo të ketë një vlerësim të plotë të gjendjes shëndetësore të ekipit të Skënderbeut.

Federata Shqiptare e Volejbollit u uron të gjithë sportisteve një shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në parket”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Stylish GIF

#Aksidenti #autobusit #të #skuadrës #së #Skënderbeut #Federata #zyrtarizon #shtyrjen #ndeshjes
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button