Aktualitet
Mbytet anija me emigrantë në Itali/ 41 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

Dyzet e një emigrantë humbën jetën pasi një anije, e cila u nis nga Sfax, Tunizi, u fundos ndërsa lundronte në kanalin e Siçilisë. Vetëm 4 persona arritën të shpëtonin, 3 burra dhe një grua, raportojnë mediat itailane.
Pas rreth 6 orësh lundrim, anija u fundos për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët, sipas të mbijetuarve përfunduan në det, por vetëm 15 prej tyre kishin jelek shpëtimi.
#Mbytet #anija #emigrantë #në #Itali #të #vdekur #mes #tyre #fëmijë
Lapsi