Humolli: Kosovë e komb nuk është vetëm VV-ja dhe Albin Kurti!

Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka folur në lidhje me çështjen e Urës së Ibrit.
Humolli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” në lidhje me situatën e krijuar tha se qeveria aktuale tashmë e ka parë se Kosova nuk ka vetëm Serbinë armike.
Tutje ai tha se Kosova, vetëm, pa angazhim kombëtar dhe angazhim në mënyrë produktive, është e pafuqishme.
Humolli tha se duhet të shihet se ‘Kosovë e komb nuk është vetëm VV-ja dhe Albin Kurti’.
“Tani e ka pa se Kosova nuk e ka armik vetëm Serbinë, as nuk është mbeshtetës i Serbisë vetëm Rusia”, deklaroi ai.
“Po dëshirojë të besoj se e ka pa, se pa angazhim të potencialit kombëtar dhe me ditë me angazhu në mënyrë produktive është i pafuqishëm vetëm si Kosovë, dhe sidomos me pa se Kosovë e komb nuk është vetëm VV-ja e më mirë me thënë Albin Kurti” tha Humolli për “Gazeta Blic”.
Sipas Humollit qeveria aktuale duke besuar se janë vet të mjaftueshëm, siç tha ai kanë shkuar në ekstremin tjetër.
“Mandatin e ka marrë për mos me i bë gabimet që i kanë bërë udhëheqësit tjerë. Të tjerët besonin se Kosova është Bashkësia Ndërkombëtare, duke e injoruar kombin kanë injoruar veten e vet kurse qeveria aktuale ka shkuar në ekstremin tjetër kanë besuar se janë vet të mjaftueshëm”, përfundoi deputeti i pavarur, Fatmir Humolli për “Gazeta Blic”.
//
#Humolli #Kosovë #komb #nuk #është #vetëm #VVja #dhe #Albin #Kurti
gazetablic.com