Dënohet me burg përjetë Redjan Rraja për atentatin ndaj Arjan Ndojit

Dënohet me burgim të përjetshëm Redjan Rraja, që është një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Ndërkohë Erjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.
Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.
#Dënohet #burg #përjetë #Redjan #Rraja #për #atentatin #ndaj #Arjan #Ndojit
Lapsi