Video/ Inter paralizon Romën, Lukaku një fantazëm: gol i Thuram e Inzaghi kthehet në krye

E para nga ndeshjet e mëdha të javës së 10 të Serie A i buzëqesh Inter, që mposhti Romën 1-0. San Siro fishkëlleu Romelo Lukaku në çdo prekje të topit, nga minuta e parë deri në minutën e fundit, e belgu ishte një fantazëm, asnjëherë i rrezikshëm. Zikaltrit provuan të zgjidhnin ndeshjen e sigurisht që meritonin një rezultat edhe më të rrumbullakosur. Dy traversat goditën zikaltrit me Calhanoglu dhe Carlos Augusto. Sidoqoftë skuadra e Simone Inzaghi e zhbllokoi ndeshjen vetëm në minutën e 80′ me Thuram. Goli i francezit bëri të shpërthejë stadiumi Meazza. Inzaghi mbetet në krye të Serie A me 25 pikë, duke mbajtur pas Juventus, -2.
Shumë i fortë Inter për një Romë që mendonte vetëm të mbrohej në San Siro. Zikaltrit shënuan “vetëm” në minutën e 81′, por në fund të një monologu ofensiv të vazhdueshëm dhe absolut. Goli i Thuram i dhuroi teknikut Inzaghit tre pikët që i mundësojnë skuadrës së tij të rikthehet e para në renditje. Inter është tashmë +2 ndaj Juventus, në pritje të Napoli-Milan.
Lexo më tej: Interistët gati të çmendin Lukakun, Curva Nord do të shpërndajë bilbila: 22 euro gjobë kush i përdor
Për Lukakun, lojtarin më të pritur të mbrëmjes, ishte një ndeshje fantazmë. Belgu, i fishkëllyer si pritej, preku shumë pak topa pa bërë kurrë një lojë të rëndësishme. 15 minuta plus shtesën edhe për Kristjan Asllanin, që zëvendësoi Calhanoglu, kur rezultati ishte 0-0. Minuta të rëndësishme për mesfushorin shqiptar, përpara impenjimeve vendimtare të kombëtares në nëntor.
GoaL! | Inter 1-0 Roma |
Marcus Thurampic.twitter.com/aV4Z54Xq7M
— FootColic
(@FootColic) October 29, 2023
#Video #Inter #paralizon #Romën #Lukaku #një #fantazëm #gol #Thuram #Inzaghi #kthehet #në #krye
Lapsi