Sport
Silvinjo dhe Zabaleta shkojnë për të ndjekur një tjetër lojtar, shohin kapitenin tonë në ndeshjen kundër Milanit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ndoqën mbrëmjen e së dielës ndeshjen Milan – Atalanta, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.
Stafi teknik i Kombëtares vëzhgoi nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi.
Vizitat në klubet europiane do të vijojnë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, me qëllim vëzhgimin dhe takimin me futbollistët e ekipit kombëtar.
#Silvinjo #dhe #Zabaleta #shkojnë #për #të #ndjekur #një #tjetër #lojtar #shohin #kapitenin #tonë #në #ndeshjen #kundër #Milanit
SportExpress