“Non Gratën” ta vunë konservatorët, jo marksistët! Kontraktori që paguan për fushatë… –

Socialisti Pandelin Majko e ka konsideruar një seancë të veçantë këtë të sotmen, referuar gjuhës së përdorur nga ana e opozitës.
Ai tha se edhe pse kryebashkiaku i Tiranës, një socialist nuk është sot i lirë, asnjë prej deputetëve të PS nuk iu ngrit të shante Prokurorinë e Posaçme, Altin Dumanin apo ambasadorin e SHAB me gjithë të pahijshme.
Ai ka sfiduar opozitës se shprehen gjithë kohës se është radha e tyre, se gjithçka do të vendoset kur “ytë takohen” në kutinë e votimit më 11 maj.
“Unë mendoj që sot është një seancë e veçantë sa i përket edhe fjalorit të përzgjedhur. Fillimisht dua të them se si shumë kolegë të tjerë ndjehem në pozitë të vështirë përballë publikut dhe historisë së PS për atë që i ka ndodhur Veliaj. Përveç fëmijëve çdo familjar i tij ka një urdhër nga gjykata. Askush nga ne nuk akuzoi Dumanin si mercenar, SPAK si organizatë kriminale apo ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm. Keni një perceptim të gabuar për konferencën me kontraktuesin tuaj të paguar. Sot në SHBA gjithçka mendoni se diskutohet për dhe me ju. Nëse kanë qenë marksistët në pushtet sipas jush deri në fitoren e Trump, kur u shpall nga Britania non grata Berisha, ishin në pushtet konservatorët. E dëgjoj shpesh që thonë është radha jonë. Nuk është radhë qumështi apo kosi, Do të takohemi në kutitë e votimit e do shohim kush do të jetë radha e kujt.
#Gratën #vunë #konservatorët #marksistët #Kontraktori #që #paguan #për #fushatë
Java News