Aktualitet

PD bllokon 57 mijë vota të diasporës/ KAS shtyn mbledhjen, nuk ka ende vendim për Greqinë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ pasi dëgjoi pretendimet e palëve në mbledhjen e sotme mbi pretendimet e votave nga Greqia, vendosi që të shtyjë vendimmarrjen në një moment tjetër, por pa specifikuar ditën dhe as orën.

“Për shkak të kompleksitetit të çështjes, por edhe për shkak se mund të ndodh që edhe Komisioni Rregullator të marrë ndonjë vendim tjetër ndërkohë, do ta shtyjmë shpalljen për një moment tjetër dhe do të njoftojmë paraprakisht edhe palët në lidhje me orën e saktë, ose datën, nëse do ketë një datë tjetër. Në këtë moment e deklaroj të mbyllur seancën”, tha drejtuesi i KAS.

Partia Socialiste kërkoi nga KAS shfuqizimin e aktit të kreut të KQZ Ilirjan Celibashit, i cili parashikon që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme.

Por, PS thotë se ky akt nuk është nxjerrë në respektim të dispozitave ligjore dhe në këto rrethana kërkoi shfuqizimin e tij.

#bllokon #mijë #vota #të #diasporës #KAS #shtyn #mbledhjen #nuk #ende #vendim #për #Greqinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button