Aktualitet
Aksident pranë zonës së “Astirit” në Tiranë, përmbyset automjeti, një i lënduar

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele (25 gusht) në zonën e Astirit në Tiranë.
Një automjet është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Si pasojë, mësohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili po dërgohet me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndërkohë ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
#Aksident #pranë #zonës #së #Astirit #në #Tiranë #përmbyset #automjeti #një #lënduar
Java News