Aktualitet
Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës, GJKKO lë në burg ish-policin Altin Morina

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin Altin Morina.
Gjatë seancës Morina nuk ka dhënë shpjegime para gjyqtares së posaçme Flojera Davidhi.
Ndërkohë që të dielën pritet të zhvillohet seanca në gjykatën penale sa i takon akuzës për armëmbajtje pa leje nga ana e Morinës.
Morina u arrestua një ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.
#Bashkëpunoi #Durim #Bamin #për #kultivimin #drogës #GJKKO #lë #në #burg #ishpolicin #Altin #Morina
Java News