Aktualitet
Sali Berisha? Rama: Kush është ky? Ku punon? S’e njoh! Ça është Rithemelimi?

Kryeministri Edi Rama ka bërë me ironi sa i përket kundërshtarit të tij politik Sali Berisha.
Teksa iu soll në vëmendje se Berisha ka treguar emrat e ministrave që do të shkarkohen dhe emërohen, Rama nuk i ka kursyer ironitë.
“Sali Berisha? Kush është ky? Ku punon? Nuk e njoh! Ça është Rithemelimi, se di, nuk jam i informuar”, tha Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë refuzoi që të japë detaje nga Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS.
/a.r
#Sali #Berisha #Rama #Kush #është #punon #njoh #Ça #është #Rithemelimi
Java News