Sport

Kemi kaq shumë dëshirë për të arritur në finalen e Champions-it

Kristjan Asllani ishte vendimtar në përballjen e sotme kundër Veronës. Mesfushori shqiptar i dha fitoren Interit me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke u vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes. Në deklaratën e dhënë për “DAZN”-in, Asllani ka thënë se klubi synon finalen e Ligës së Kampionëve, ku të martën i duhet të kalojnë Barcelonën.

“Të gjithë ne kemi kaq shumë dëshirë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve. Objektivi jonë ishte që t’i shkonim deri në fund të gjithë kompeticionëve. Nuk ia dolëm dot në Kupën e Italisë dhe jemi pas në kampionat, por kurrë nuk i dihet”, ka deklaruar ndër të tjera Kristjan Asllani./Sport Ekspres/

#Kemi #kaq #shumë #dëshirë #për #të #arritur #në #finalen #Championsit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button