Aktualitet
FOTO / Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, momenti kur terroristët dërgohen në gjykatë

Terroristët e arrestuar për sulme ndaj Policës së Kosovës dolën sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Prokuroria ka kërkuar që të kërkohet masa e paraburgimit për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
Policia e Kosovës u sulmua në veri nga grupe terroriste ditën e dielë. Si pasojë e sulmit u vra polici Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre terroristë, ndërsa u sekuestrua sasi e madhe armësh.
/a.r
#FOTO #Sulmi #ndaj #Policisë #së #Kosovës #momenti #kur #terroristët #dërgohen #në #gjykatë