Aktualitet

Përurohet Parku Fotovoltaik i Karavastasë, Balluku: 10% e energjisë në vend, diellore!

Është përuruar parku më i madh i energjisë diellore në vendin tonë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, ai i Karavastasë, investim i cili pritet të pasohet nga një tjetër park në Spitallë.

E pranishme ishte edhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bëri të ditur se rreth 10% e volumit të prodhimit në vend i atribuohet energjisë së rinovueshme.

Viti që kemi përpara fatkeqësisht për ne do të jetë një vit i thatë. Nëse përpara 4 apo 5 vitesh ky ishte një ankth shumë i madh nuk e kemi si përpara pasi sot 10% e energjisë të prodhuar në vendin tonë vjen nga parqet fotovoltaike”, tha Balluku.

Drejtoresha e BERZH në Shqipëri, Ekaterina Solovova e quajti Shqipërinë si një vend me rëndësi strategjike për të investuar në energjinë e rinovueshme.

“Projekti i Karavastasë është me rëndësi duke vlerësuar standardet e larta teknike dhe mjedisore. Që prej fillimit BERZH e ka mbështetur tranzicionin energjetik në diversifikimin e burimeve energjetike. Shqipëria ka ende rekordin për tarifën më të ulët të energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor duke e vendosur vendin si pikë strategjike për investime në sektorin e energjisë së rinovueshme”, tha Ekaterina Solovova, drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Parku Fotovoltaik i Karavastasë, një investim nga kompania franceze Voltalia, ka një kapacitet prej 140 megavat, i shtrirë në një sipërfaqe prej 198 hektarë.

#Përurohet #Parku #Fotovoltaik #Karavastasë #Balluku #energjisë #në #vend #diellore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button